Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me vdekjen bujshme të Lear Kurtit. Vasili kërkon largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së të riut Lear Kurti, për të cilin thotë se “fakti absolut i provuar është që e vrau policia”.
“E tmerrshme gjithçka ndodhi me Lear Kurtin. Një herë thonë se ishte me makinë, pastaj thonë ndaloi e pastaj iku me vrap. Pastaj s’kishte makinë. Po thonë që u ndje keq në Komisariat Leart Kurti, pastaj që nuk arriti në Komisariat. Pastaj thonë vdiq në spital dhe pastaj spitali thotë se i shkreti djalë erdhi pa jetë në spital. Një tjetër jetë u muar nga policia dhe u përdhos me mashtrime pa fund. Prangat në duart e trupit pa jetë të Lear Jurtit në një shtrat spirali janë akuzë pa shfajësim. Përsëri Çuçi ishte në anën e policisë, që vrau dhe mashtroi dhe jo në anën e qytetarëve. Edhe sa jetë njerëzish duhen marrë nga policia që Çuçi të largohet nga karrigia, që pikon gjak. Turp e faqe e zezë!”, shkruan Vasili.