Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Lega e Futbollit (Lega Calcio) kanë vendosur që dy ndeshje të Serisë A, Genoa-Cagliari (ora 12:30) dhe Udinese-Fiorentina (ora 15:00) të mos zhvillohen.
Ky vendim është marrë pas lajmit të papritur që ka mbërritur pak minuta më parë, ku është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori para ndeshjes me Udinese.
Por mediat italiane bëjnë me dije se ka gjasa që të shtyhen të gjitha takimet e ditës së sotme, ndërkohë që një vendim do të merret nga Federata shumë shpejt.