Bota e futbollit është tronditur sot nga vdekja e papritur e mbrojtësit të Fiorentinës Davide Astori, por askujt më shumë nuk i ka bërë përshtypje ky lajm i kobshëm sesa qytetit të Firences.
Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë i gjithi qyteti ka qenë në zi në ditën e sotme dhe një atmosferë e zymtë ka mbizotëruar.
Mijëra tifozë kanë pritur në qytet kthimin e skuadrës nga Udine ku kishte shkuar për të zhvilluar sfidën e sotme të “Seria A”. Ndërkohë që tifozët i kanë thurur imazhe futbollistit italin në stadiumin “Artmio Franki”.
Rreth e qark stadiumit janë vendosur lule dhe foto të kapitenit 31-vjeçar që humbi jetën sot si pasojë e një ataku kardiak. Kishte edhe pankarta në të cilën një prej tyre shkruhej: “Lamtumirë kapiten, do jesh përgjithmonë me ne.”
Në këtë tubim të zymtë e të papërgatitur të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i ekipit dhe shumë figura të tjera të njohura.