Përmbyten 700 ha tokë bujqësore në Anën e Malit
Hapja e portave të HEC-it të Vaut të Dejës ka rikthyer përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Sipas njoftimeve nga Shkodra, viktimë e radhës jan ë tokat bujqësore t ëish komunës Anba e Malit. Raportohen se nën ujë janë rreth 700 ha tokë bujqësore. Fluksi I lartë I ujit I shkarkuar nga Vau I Dejës ka bërë që të bllokohet qarkullimi edhe në rrugën që lidh Obotin me Muriqanin. Situata ka qenë e rëndë edhe në lagjen Goricë, ku uji është afruar shumë pranë banesave. Drejtuesit e emergjencave të Shkodrës kanë konfirmuar se mjetet e vogla nuk mund të futen në fshatin Obot dhe se gjatë natës ka pasur shkarkime nga kaskada e Drinit.