Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shprehur shqetësimin rreth ngjarjeve të fundit në vendin tonë, duke theksuar sipas tij, edhe neglizhencën e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria digjet në dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin. Mijëra turistë pa drita në plazhet e Shqipërisë.
Mbyten pushues shqiptarë e të huaj përditë. Kryeministri bën llogje nëpër dëgjesa, shkurt, Shqipëria digjet e kryeministri krihet”, shkruan Vasili në profilin e tij në Facebook.