Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka postuar një video nga emisioni i gazetarit Kastriot Myftaraj, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë pasi u vetë hodh nga pallati ku banonte.
Vasili shkruan krahas videos se Myftaraj parashikoi revoltën në Sri Lanka, të cilën Vasili e krahason me Shqipërinë dhe shton se një tragjedi e tillë mund t’i ndodhë dhe vendit tonë.
“Eshte e dates 13 qershor 2022! Gazetari i ndjere Kastriot Myftari, disa jave perpara shperthimit te revoltes ne SRI LANKA, bente kete analize dhe parashikim, qe me i qarte nuk behet. Çfare ndodhi ne SRI LANKA, ngjashmeria tronditese me Shqiperine si dhe prania e Sorros ne menyre identike ne te dy vendet flasin shume. Shiheni dhe le te reflektojme te gjithe se bashku sot, sepse neser do te jete shume vone. SRI LANKA eshte nje tragjedi ekonomiko- sociale e paralajmeruar edhe per Shqiperine”, shkruan Vasili.