Vasili publikon dokumentin e marrëveshjes: Votoni 5 qershorin se u bëtë turpi i botës – 27.al

Vasili publikon dokumentin e marrëveshjes: Votoni 5 qershorin se u bëtë turpi i botës

Read more

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese, që u miratuan ditën e sotme (14 korrik), nga Komisioni i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ka publikaur dokumentin e firmosur për marrëveshjen e 5 qershorit, dhe i bën thirrje mazhorancës për ta votuar atë në parlament, pasi po bëhen turpi i botës.

Postimi i plotë
Boll u përdrodhët!!(Dokumenti).
Ja ku e keni marrëveshjen e 5 qershorit me emër mbiemër e firmat tuaja.
Firmosur në prani të ambasadorës Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit të BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit të Britanisë së Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bëtë turpi i botës.
Harrojeni se do vidhni zgjedhjet në tavolinë.
Harrojeni se do të bëni dot çiflig Shqipërinë.
Harrojeni se do të ktheni izolimin komunist të shqiptarëve të para viteve 90′.
E izoluat Shqipërinë nga Europa me pandeminë, që e administruat për faqe të zezë, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.
Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).

 

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *