Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së flet për projektligjin për Partneritetin Publik Privat
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, prezantoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhueseprojektligjin për koncesionet. Vasili ka deklaruar se është më rëndësi kohëzgjatja e Partneritetit Publik-Privat duke theksuar se ratifikimi i marrëveshjeve të tilla të bëhet në Parlament dhe në miratimin e kontratave të përfshihet MF e Avokatura e Shtetit. Vasili theksoi se është me rëndësi të madhe rritja e transparencës për kontratat. “Nisma jonë synon përmirësime në procesin e PPP-ve. Kemi qëllim të kuptohet dobia e Partneritetit Publik-Privat. FMN e BB kanë kërkuar disa herë të vlerësohet dobishmëria e PPP-ve”, tha Vasili.
Prtojektligji i LSI-së do të diskutohet edhe në komisione të tjera parlamentare për të shkuar më pas në votim në parlament.