Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë shtyhet për në qershorin e vitit të ardhshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri është ai fajtori i vetëm që na la jashtë Europës, falenderimet janë idiotësira.
Postimi i plotë
Kryeministri është ai fajtori i vetëm që na la jashtë Europës, falenderimet janë idiotësira
Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave këtë qershor.
Këtë votëbesim e humbi në mënyrë tragjike për veten e tij.
Tani duhet të largohet sa më parë.
Urrejtja e gjithë shqiptarëve bie mbi të.
Çdo falenderim idiot i tij dhe i idiotëve që e rrethojnë është nje damkë deficience dhe budallëku që e bën edhe më qesharak.
Lexojeni vetë çfarë thoshtë në 16 maj 2018 për Euronews për negociatat e qershorit.
“Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”