Vasili: Kërkoj shtyrje të miratimit të Aktit Normativ për kompensimin e çmimeve

0
19

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkoi që të shtyhet miratimi për aktin normativ për kompensiomin e çmimeve. Vasili tha nga seanca plenare se nuk mund të shqyrtohet ditën e sotme pasi nuk ka mbaruar punë në të gjitha komisionet. Këtij propozimi iu përgjigj pozitivisht kreu i grupit parlament i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Petrit Vasili: Ju sapo njoftuat se mbledhjen e sotme është dhe akti normativ për disa tendera. Sot është e pamundur që të shqyrtohet më pasi në përputhej me rregulloren, pa mbaruar punë të gjithë komisionet, një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë. S’do ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi zbatimi i rregullores është minimal. Duhet të shtyhet ky akt.

Taulant Balla: Zonja kryetare, në fakt edhe për këtë çështje e kam kërkuar fjalën lidhur me aktin normativ për çmimin e disa materialeve të ndërtimit. Dua ta vë në dijeni Kuvendin se mes kryetares së komisionit të çështjes sociale zonjës Duma dhe një anëtari ka pasur diskutime. Shpresoj që të kemi mirëkuptimin dhe të Alibeajt. Kërkojmë shtyrje, shtyrja të bëhet deri javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.”