Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cilëson të babëzitur dhe të trashë anëtarët socialistë të KQZ-së.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se në zgjedhjet kur merrnin pjesë të gjitha partitë, rezultati dilte për 3 ditë, ndërsa në votimet e fundit, edhe pse pati vetëm një parti në garë, rezultatet ende nuk kanë dalë, megjithëse ka kaluar një javë tashmë.
“Te babëzitur dhe te trashe!!
Per Tre dite dilnin rezultatet e zgjedhjeve kur mernin pjese te gjithe partite, kane Nje jave qe nuk i nxjerin dot!! As Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe rilindja, megjithese ishte vetem vetem rilindja dhe kur kane votuar e numeruar po vete. Sa te babezitur si hajdute por edhe shume te trashe si manipulues.”, shkruan Vasili në reagimin e tij.