Revista e famshme e modës “Vanity Fair” ka thyer tabutë dhe ka nxjerrë në kopertinën e saj të re një femër me masa të mëdha trupore. Bëhet fjalë për aktoren komediane Amy Scuhumer e cila ka ekspozuar me krenari linjat e saj trupore.
Aktorja e Hollywood shfaqet në kopertinë me një veshje “vintage” ngjyrë të kuqe duke kombinuar joshjen me klasin. Kjo kopertinë është komentuar pa fund nga të gjithë fansat e aktores, të cilët e kanë përgëzuar Amyn për guximin që ka treguar.
Ky vendim i revistës vjen në valën e debateve për përdorimin e femrave shumë të dobëta në fushën e modës dhe krijimin e një imazhi jo real për trupin femëror nga revistat.