Kryetari i Bashkisë së Durrësit, të cilin të gjithë e njohin si Gjushi, është rishfaqur në sheshin e ndërtimit mbi rrënojat arkeologjike, teksa jep direktivat e reja për betonin.
Megjithëse është tashmë përmbarimi që duhet të ndalojë punimet me urhdër të gjykatës, Gjushi, i vetëm si “Herkuli kundër Romës” vazhdon jep urdhëra dhe shpalos idetë si duhen betonuar rrënojat e Perandorit August.
Aktivistja Lorisa Ylli ka realizuar foton e mësipërme. Është pikërisht kjo vajzë që disa ditë më parë u sulmua fizikisht nga rojat e Gjushit në këtë kantier kriminal që ka emrin romantik, “Veliera”.