Vallja Suliote – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vallja Suliote

09:11 | 29/10/2016
në Uncategorized
0

Nga Dorian Koçi

Në tërësinë territoriale të Çamërisë, përfshihej dhe krahina e Sulit, në të cilën banonin shqiptarë, që flisnin dialektin çam, të cilët kishin krijuar një bashkësi të pavarur fillimisht midis katër fshatrave Suli, Qafa, Avariku dhe Samoniva dhe që qeveriseshin në bazë të venomeve. Banorët e Sulit në fillim ishin vendosur në këto katër fshatra shkëmborë afër njëri-tjetrit. Në fshatin Suli banonin nëntëmbëdhjetë fise ose fara të përbëra nga 450 familje me rreth 2000 anëtarë nga i njëjti gjak. Fiset më të rëndësishme ishin ata të Xhavellajve, Boçarëve, Drakove, Dangëllive, Kuconikëve, Karabinëve, Malemejve, Buzëve, Kallogjerëve, Zarbenjëve, Papajanëve, Shahinëve. Në Qafa ishin katër fise që kishin 90 familje me afro 360-400 anëtarë.

suli
Pamje nga Suli në Çamëri

Këta ishin: Zervat, Pantazenjtë , Nikajt, Fotenjtë; në Smonivë ishin tre fise: Bejkot, Dangëllenjtë dhe Irajt me 50 familje dhe rreth 200-250 anëtarë; në Avarik ishin tre fise: Salarenjtë, Bufajt dhe Xhorazët. Në kohë të katër fshatrat morën emrin e përgjithshëm Suli. (Koli Xoxi. Marko Boçari: fq,6).  Më vonë në beteja me osmanët për të ruajtur vetëqeverisjen e tyre, këtyre fshatrave iu bashkangjitën edhe 60 të tjerë të krishterë dhe myslimanë, të cilët u paguanin suliotëve detyrimet. Më kryesorët ishin: Zavruho, Gliqi, Potamia, Nemica, Kocanohori, Januzi, Zavarina, Gorica, Koritiani, Koroni, Koronopuli, Qeli, Turkopulako, Spathari, Skandali, Shalësi, Kulluri, Cangari, Stanovo, Mukovina, Dragoveci, Ardoshi, Sistruni, Romano, Alpohori, Vila, Sericani, Dervizani, Golemi, Lipa, Toskësi, Çifliku, Zhermi e të tjerë, të cilët gjendeshin 7 km larg Sulit. (Koli Xoxi. Marko Boçari: fq 6 )
Suliotët, si popullsi rebelë e luftarakë kanë frymëzuar shumë autorë europianë, piktorë e shkrimtarë. Lord Byron, i përmend i pari në shënime e poemës së mirënjohur të tij, “Shtegtimet e Childe Harold”. Ai përshkruan një vendqendrim në Lutraki në Greqi, ku Bajroni i shoqëruar nga 50 trupa shqiptarësh dhe arvanitësh po udhëtonte drejt Tripolicës për të takuar Veli Pashën, djalin e Ali Pashë Tepelenës. Aty rreth zjarrit dhe natën pasi hëngrën dhe pinë verë, shoqëruesit shqiptarë u ngritën dhe ia morrën valles. Bajroni në shënime shkruan : “Nata ishte e errët, por në flakëritjen e zjarrit të kapte syri një korije, ca shkëmbinj dhe një liqen, të cilët tok me pamjen e egër të valltarëve të ngjante me një tablo që mund të kishte qenë piktura më e bukur e ndonjë piktori të tipit të autorit të Misterit të Udalfit”. …Dhe ndërsa e mërmërisnin këtë këngë, vinin rrotull zjarrit, uleshin në gjunjë, hidheshin lart dhe vini rrotull, kurse kori përsëriste fjalët.Fëshfërima monotone e valëve mbi guralecë në buzë të detit, ku ishim ndarë në grupe, mbushte menjëherë intervalet e heshtjes së këngëve me butësi dhe thyente monotoninë e tingujve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më vonë, piktorët H.Waren dhe W.Finden që realizuan ilustrimet e  poemës “Shtegtimet e  Childe Harold” në 1830, realizuan këtë gravurë të luftërarëve shqiptarë duke vallëzuar. Ata e quajtën “Vallja Suliote” duke dëshmuar se edhe pas kaq vitesh imazhi romantik i suliotëve ende gjallonte në artin europian.

suliotet

Etiketa: Ali Pashe TepelenaCameriDorian KoçiLord ByronShtegtimet e Childe HaroldSuliVallja SulioteVeli Pasha

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Çështja Çame, dy nismat e Idrizit që do tërbojnë Athinën

Çështja Çame, dy nismat e Idrizit që do tërbojnë Athinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com