Vallja Çame e grabitur nga grekët që e quajnë “Çamiko” (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vallja Çame e grabitur nga grekët që e quajnë “Çamiko” (film)

23:58 | 10/06/2017
në Uncategorized
0

Dëshira e fundit e Osman Takës i dënuar me varje: Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit e Konispolit se do të kërcej një valle të burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit”. Si ia fali jetën Valiu i Janinës: Po ky është rrap, nuk kam parë burrë më të hijshëm, trim, elegant, nuk kam parë të tillë div, të tillë artist.. nuk mund të vdesë

Nga Alba Haruni

Vallja Çame si pjesë e kolanit të valleve tradicionale shqiptare, kërcehet me shumë elegancë. Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka dhe lirizëm, ka një lirshmëri ku i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Vallja nis me hap të thjeshtë, ku hapat ndjekin rritmin e njeri- tjetrit dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Fuqia e madhe emocionale dhe vlera estetike e valles Çame , ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greket te cilër e quajnë “Çamiko”. Madje shkolla koreografike e Janinës e jepte edhe tekstin shqip. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje.Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: “ O Mexhid Bej, kërkesa ime e fundit në këtë botë është paksa e cuditshme. Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit dhe të Konispolit se do të kërcej një valle të burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit.”Pasi erdhi orkestra dhe sufraja, Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që hanemja e Valiut të ngrihej në këmbë dhe të thosh: “Po ky është rrap, nuk kam parë burrë më të hijshëm, trim, elegant, nuk kam parë të tillë div , të tillë artist, në asnjë vend të perandorisë. Gjynah të varet ky njeri e këta burra. Unë do ndryshoj fermanin e Portës së Lartë” dhe u ngrit në podjumin e varjes dhe kërkoi të luhej vallja përsëri. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

E vecanta e kësaj valleje është se sa më mjedis të ngushtë të ketë aq më bukur e më mirë kërcehet, qoftë edhe mbi një tavolinë. Vallja ka disa pika kulminacioni. Pikën kulmore e ka në momentin kur në mënyrë akrobatike, valltari kryesor kthehet në urë dhe mbi barkun tij luajnë dy tre valltarët e tjerë, pra duhet që me muskujt e barkut të mbahen dy, tre valltarë të kërcejnë njëri mbas tjetrit për rreth një minutë e gjysëm. Këtu theksoj anën historike të valles që nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme trupore, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore.

Vërtet kjo valle ka kaluar brez pas brezi, ku secili valltar ka vendosur në të elementë të shpirtit të tij. Nje nga valltarët më të spikatur të kësaj valleje është dhe Taip Madani nga Konispoli që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve.Sot kjo valle luhet në të gjitha dasmat shqiptare dhe në të gjitha skenat ku prezantohen vallet dhe traditat e kombit shqiptar.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Çfarë është Çadra e Bashës në thelb?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com