Një 30-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganën e Qafë Thanës, në bagazhet e saj, policia gjeti disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Ajo akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.