Temperaturat e acarta në mbarë Europën kanë shkaktuar më shumë se 30 viktima, pjesa më e madhe në Poloni.
Vala e të ftohtit e ardhur nga Skandinavia ka shkaktuar aksidente të shumta rrugore. Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga i ftohti dje në Poloni ku temperaturat kanë arritur deri në – 20 gradë Celsius në disa rajone”, njoftoi sot Qendra qeveritare e Sigurisë Kombëtare
Vala e të ftohtit ka filluar të ulet në Evropën perëndimore, por vazhdon të jetë ftohtë në Itali ku dy të vdekur të tjerë janë njoftuar nga shtypi, një 82-vjeçar dhe një 78 vjeçar.