Dita e premte ka sjellë nevojën e evakuimit të qindra banorëve në zona të ndryshme të vendit, për shkak të përmbytjeve masive të banesave.
Disa prej tyre kanë refuzuar të lënë shtëpitë, nga frika e vjedhjeve, por edhe për arsye të tjera.
Një rast vërtet emocionues është raportuar me një vajzë të vogël, e cila ka refuzuar të dalë nga shtëpia pa marrë më parë edhe macen e saj.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, dhe duket vajza, e cila pasi merr edhe kafshën shtëpiake, evakuohet nga emergjencat civile.
Një rast sa tragjik, aq edhe me vlerë njerëzore.