Lidhur me ngjarjen e “21 janarit”, kreu i Qeverisë ka mbledhur në takim familjarët e viktimave, të cilët kanë përsëritur si çdo vit apelin për drejtësi.
Vajza e njërit prej të vrarë gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shtatë vite më parë, tha se shpreson që me zbatimin e këtyre reformave të bëhet drejtësi për babain e saj.
“Historia ka mësuar se popujt në vite besojnë tek drejtësia. Nuk kisha mundësi të shkruaja një letër më herët, por them se besoj tek drejtësia për vdekjen e babait tim. Besojmë tek reforma në drejtësi, dhe shpresojmë që me zbatimin e saj të mund të bëhet drejtësi për familjarët tanë”, u shpreh ajo