Ditën e sotme, policia e Vlorës ka bërë shpallen për kërkimin e një qytetari me inicialet K. J., 58 vjeç. Lidhur më ngjarjen, bëhet me dije se 58-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bën shpalljen në kërkim të shtetasit K. J., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me kunatën e tij.”
Lidhur me ngjarjen deri më tani nuk ka detaje të reja por materialet i kaluan prokurorisë për zbardhjen më tej të situatës.