Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Sipas policisë, lidhur me ngjarjen e rëndë bëhet me dije se nëna e 39-vjeçarit është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë individin me inicialet Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.”
Kujtojmë se rastet e dhunës në familje, kryesisht ndaj të moshuarve janë shtuar ndjeshëm, madje me një vrasje dhe një plagosje të rëndë të regjistruar gjatë kësaj jave, ku në Patos i biri goditi disa herë me thikë nënën, ndërsa në Divjakë, babai u mbyt nga i biri.