• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria ruse në telashe, ja me çfarë po përballet –

08:28 | 27/11/2022
në Bota
0

Lexo edhe

(VIDEO) Amerikanët rrëzojnë balonën “spiune kineze”

Shansi i fillestarit, adoleshentja fiton 48 mln USD në lotari!

VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’

Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të heqë kokat bërthamore nga arsenali i saj i vjetruar i raketave bërthamore, dhe po i përdor këto të fundit për të goditur Ukrainën, tha sot ministria britanike e mbrojtjes.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë dhe Lituanisë zhvilluan një takim sot në Kiev me homologun e tyre urkainas, Denys Shmyhal. Miliona ukrainas vazhdojnë të jenë pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes.

Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara.

Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë së vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura “qendra të pathyeshme” ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.

Në një fjalim në mbrëmje, zoti Zelenskiy tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.

“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim”, tha ai, duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.

“Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut”, shtoi ai.

Presidenti Zelenskiy gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.

Këto kritika janë të pazakonta pasi zoti Zelenskiy është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.

Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit./VOA

Të Lidhura

(VIDEO) Amerikanët rrëzojnë balonën “spiune kineze”

(VIDEO) Amerikanët rrëzojnë balonën “spiune kineze”

nga 27
21:21 | 04/02/2023
0

Balona spiune kineze është rrëzuar nga amerikanët të cilët e goditën atë mbi Kaliforni. Lajmi është bërë i ditur nga...

Shansi i fillestarit, adoleshentja fiton 48 mln USD në lotari!

nga 27
17:27 | 04/02/2023
0

Kur Juliette Lamour fitoi “jackpot” në lotari, me tentativën e saj të parë, kërkoi menjëherë ndihmën babait të saj, për...

VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’

VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’

nga 27
20:19 | 03/02/2023
0

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një linjë avioni që ishte nisur për fluturim drejt Brazilit. Më shumë se...

E ngatërruan me hajdut, policia vret të riun

nga 27
19:17 | 03/02/2023
0

Policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vrarë aksidentalisht një 28-vjeçar. Ai kishte shkuar të pastronte shtëpinë...

Para
Vjen oferta e bujshme për Ronaldon, ja ekipi që ofron 225 mln euro –

Vjen oferta e bujshme për Ronaldon, ja ekipi që ofron 225 mln euro -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

23:21 | 05/02/2023
Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

23:09 | 05/02/2023
Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

22:55 | 05/02/2023
“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

22:53 | 05/02/2023
Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

22:35 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –
  • Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –
  • “Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –
  • Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –
  • Babai vret yllin e You Tube, protesta në Irak –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com