Ambasadori i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie tha se SHBA ka qënë dakort që në fillim për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Në një konferencë për shtyp ambasadori Delawie u ka bërë thirrje serbeve që të reflektojnë dhe mos të behen pengesë për procesin e formimit të ushtrisë së Kosovës.
“Ne besojmë se SHBA vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë. SHBA mbetet përkrahës i fuqishëm i Kosovës. Jam krenar me atë që SHBA dhe Kosova kanë arritur bashkë në ndërtimin e FSK-së, është e rëndësishme të kemi një qasje të përbashkët rreth transformimit të FSK-së”, tha Delawie.
Gjithashtu ai u shpreh se tranzicioni i FSK-së duhet të bëhet gradualisht në mënyrë transparente përmes ndryshimeve kushtetuese.