Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Dhe çuditërisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Shërben shumë qëllime duke përfshirë këtu edhe rolin mburojës ndaj baktereve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D. Shtresa dhjamore përbrenda sipërfaqes së lëkurës ndihmon në sigurimin që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Një gjë ironike rreth lëkurës është se kur njerëzit janë të rinj brenga e tyre më e madhe është se si të nxihen. Por me plakjen prioriteti kryesor i lëkurës është si t’i parandalojnë rrudhat dhe mënyra numër 1 është të mos nxihemi. E pra, kur bëhet domosdoshmëri të fillosh të kujdesesh për lëkurën tuaj? Sigurisht që është më herët se mendon?
Mark G. Rubin, asistent profesor klinik i dermatologjisë pranë Universitetit San Diego, beson se mos pirja e duhanit dhe shmangja e diellit qysh në moshën e re shpaguhet më vonë. Ai thotë se “parandalimi luan një rol të madh në plakjen e lëkurës sa më herët që fillon aq më mirë”. “Dëme të mjaftueshme veç janë shkaktuar në lëkurë në momentin që ju vëreni ndryshime që nuk i pëlqeni.”
Ushqimet që e bëjnë lëkurën tuaj të mrekullueshme
Lëkurë të shëndetshme dhe të pastër padyshim është diçka që e dëshirojnë të gjitha femrat. Kur keni lëkurë të shëndetshme, ju dukeni më të reja dhe më të bukura. “Ushqimet që konsumojmë çdo ditë luajnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës tuaj dhe të shëndetin të përgjithshëm”, shkruan “Reuters”. Më poshtë po ku listojmë 7 ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, njëkohësisht.
FARA LIRI
Farat e lirit janë të pasura me lëndën omega 3, që luan një rol të rëndësishëm pasi zhduk njollat në fytyrë dhe ruan linja të bukura. Konsumimi çdo ditë i farave të lirit, ndihmon në heqjen e ngjyrës së kuqe në fytyrë.
BORONICA, MANAFERRA DHE KUMBULLA
Boronica, manaferra dhe kumbulla janë të gjitha të pasura me anti-oksidantë që luftojnë dëmtimin e lëkurës dhe ju bëjnë më të bukur.
FARAT E LULEDIELLIT
Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, një lënde ushqyese e rëndësishme që ndihmon të mbroni lëkurën tuaj nga dielli. Farat e lulediellit mundi t’i përdorini të përziera me sallatë, drithëra etj.
ÇOKOLLATAT
Një lajm i mirë vjen edhe për ata që nuk i rezistojnë çokollatës. Pavarësisht se qarkullon një mit që thonë se çokollata shkakton puçërra, ajo është e mirë për lëkurën e fytyrës.
PATATET E ËMBLA
Patatet e ëmbla kanë vitaminë A dhe C, të dyja thelbësore për lëkurë të shëndetshme. Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën të zhdërvjellët dhe të qetë dhe parandalon kancerin e lëkurës.
DOMATE
Kërkimet tregojnë se domatja është e mirë për lëkurën. Ashtu si për çokollatën thuhet që domatja shkakton puçërra, por domatet janë një burim i mirë anti-oksidant e cila ndihmon në përmirësimin shëndetit e lëkurës dhe ruan pigmentin.
KOS
Kosi është çudibërës në lëkurën tuaj. Ai përmban proteina dhe parandalon shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe ju mban më të ri. Por duhet të qëndroni larg kosit me shije frutash sepse ajo përmbajnë shumë sheqer. Në vend të kësaj, zgjidhni kosin dhe shtoni frutat.
……………………………
Kujdesi për lëkurën
Nëse mendon rreth asaj, e gjithë çka jemi duke u munduar të bëjmë është të vonojmë plakjen normale të lëkurës, e cila plaket si çdo organ tjetër. Në nivelin fizik mënyra më e mirë e ngadalësimit të dukjes së plakjes së lëkurës është të mbani lëkurën mirë të hidruar me një shtresë të mirë me lipide (yndyrë) përfund lëkurës për të mbrojtur lagështinë e brendshme. Disa ekspertë thonë se ju mund ta Beni këtë pjesërisht duke ngrenë një dietë të shëndetshme që përfshin disa prej yndyrave të mira si (omega 3 dhe yndyrat mono të pangopura), duke pirë shumë ujë dhe duke pasur një regjim të mirë të kujdesit lëkuror për të kondicionuar lëkurën dhe minimizuar humbjen e lagështisë. Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e lëkurës së shëndoshë nga brenda dhe nga jashtë. “Lëkura juaj është pasqyrë e shëndetit tuaj dhe kështu ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, të qenit i hidruar, etj; të gjithë luajnë rol në krijimin e një lëkure të bukur”, thotë Rubin. E kështu arrijmë tek pyetja: Çfarë ushqime duhet të zgjedhim për të përmirësuar mundësitë që të kemi lëkurë të shëndetshme? Por cilat janë mineralet dhe vitaminat që ndikojnë për një lëkurë të shëndetshme, dhe ushqimet e bimët që më së shumti janë të pasura me to.
Antioksiduesit
Shumë dermatologë besojnë se antioksiduesit kryesorë (vitaminë A, C dhe E) mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga dielli dhe dëmet të tjera nga ambiento duke çarmatosur “radikalet e lire” që shkaktojnë rrudhjen. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat.
Vitamina A
Një studim i fundit i kryer në Holandë me meshkuj dhe femra të shëndetshme ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes nivelit të Vitaminës A në gjak dhe gjendjes së lëkurës. Me marrjen e karotenoideve (substanca bimore qe trupi juaj konverton ne vitaminë A) nga ushqimet është mënyra më e sigurt për shkak se ka gjasa që të merrni shumë më shumë vitaminë A nga suplementet se sa nga ushqimet e pasura me karotenoide.
Burimet ushqimore të pasura me vitaminë A janë: karota, kungulli, patatet e ëmbla, mangot, spinaqi, pjepri, bimët e gjelbra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatet.
Vitamina C
Vitamina C është potent topikal, që do të thotë se është antioksidues që gjendet në lëkurë, por vetëm në formën e saj aktive, formë e njëjte që ju merrni nga ushqimet. Natyrisht që me futjen e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C në dietën tuaj ditore është gjë e mirë për të bërë për shëndetin tuaj.
Burimet ushqimore të pasura me vitaminë C janë: portokalli, shalqini, papaja, dredhëzat, kivit, specat e kuq dhe të gjelbër, pjepri, domatet, brokoli, mangot, portokalli, lakër brukseli, lulelakra dhe lakra jeshile.
Vitamina E
Shumë hulumtime janë në rrugë të papërfunduar për të mirat e mundshme të vitaminës E, si një përmbajtës në produkte që aplikohen në lëkurë. Sidoqoftë deri tani duket të ndihmojnë lëkurën më së shumti si kondicioner i lëkurës.
Burimet ushqimore me vitaminë E përfshihen: vajrat bimore, farat, arrat, ullinjte, spinaqi dhe shparga. Por është e vështirë të marrësh aq sa duhet vitaminë nga ushqimet dhe kështu shumë njerëz marrin suplement.
Zgjidhni yndyrnat e mira
Acidet yndyrore të Omega-3 janë të mira edhe për lëkurën. Omega-3 nga peshku ndihmon në mbrojtjen kundër dëmeve nga dielli. Sipas një studimi të kryer në suplementet e vajit të peshkut. Eksperti kundër plakjes Nicholas Perricone, autor i librit “The ërinkle cure” (Ilaçi i rrudhave) sugjeron fuqimisht një dietë të pasur me antioksidues dhe omega-3 për një lëkurë më të mirë, thotë Rubin, “dhe ka ca dëshmi shkencore për të përkrahur atë lloj diete”. Përderisa sigurisht që ka akoma shumë për t’u mësuar për të mirat dhe rreziqet e suplementeve të vajit të peshkut, prapë se prapë është e kuptueshme dhe e mirë të shtosh të ushqyerit me ushqime të pasura me omega-3. Burimet ushqimore të Omega-3 janë: peshku, farë liri, arrat dhe llojet e vezëve që janë të pasura me omega-3.
Yndyrnat e pangopura
Një studim holandez i përmendur për zbulimin e tyre rreth vitaminës A, gjithashtu ka zbuluar se yndyrat mono të pangopura (monounsaturated) janë të lidhura me pH të favorshme të lëkurës (pH është bilanci mes aciditetit dhe alkalinitetit që ishte i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme). Burimet ushqimore me yndyra Mono të pangopura janë: vaji ullirit, vaji i bajameve, vaji i lajthisë, avokadot, ulliri, bajamet dhe lajthit.
Hani ushqime të plota
Ushqimet e plota (Whole Foods) janë ushqimet e pa përpunuara, pa aditive dhe biologjikisht të natyrshme. Me fjale të tjera janë ashtu si i ka krijuar natyra. Doktoresha Ëilma Bergsel, kryetare e klinikës hulumtuese të dermatologjisë pranë klinikës Cleveland në Ohio, ka thënë në buletin e lajmeve “Environmental Nutrition” se ajo gjithmonë u thotë pacientëve që të ushqehen me dietë të shëndetshme të ushqimeve të plota. Ajo ka përmendur në buletin se dieta që ndihmon kundër sëmundjes së zemrës dhe kancerit është gjithashtu e mirë edhe për lëkurën. Hulumtuesit në Universitetin Monash në Australi me një studim të fundit kanë ndihmuar Bergsel në vërtetimin e temës së saj. Hulumtuesit kanë shikuar në dietën e më shumë se 450 njerëzve të moshës 70 e më shumë nga Australia, Greqia dhe Suedia. Ata kanë zbuluar se personat që kishin dietë të pasur me ushqime të plota, perime, fruta, bimë barishtore, vezë kishin më pak rrudha dhe plakje të hershme të lëkurës se sa ata, dieta e të cilëve ishte e pasur me qumësht, mish të kuq (veçanërisht mish të procesuar), gjalpë, patate dhe sheqer. Hulumtuesit besojnë se kjo ka të bëjë me antioksiduesit, fitokemikalet (phytochemicals) dhe yndyrat mono të pangopura që ushqimet e plota ofrojnë. Këto pra ishin disa prej këshillave që mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme dhe të mos plakeni herët.