Pak minuta më parë ka ndodhur një sherr në urbanin e Kamzës, mes faturinos dhe një udhëtari që nuk ka pranuar të paguajë biletën.
Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në autobusit, gjatë sherrit faturinoja i ka carë veshin. Por, sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.
Policia po merret me shkaqet e ngjarjes.