Brenda javës pritet të dalin edhe kandidatët për dekanë
Tashmë gara për drejtimin e univesristeve është e hapur dhe kandidaturat janë zyrtarizuar. Për Univeristetin e Tiranës zyrtarisht në garë janë dy Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Mynyr Koni, dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ndërsa për drejtimin e Universitetit Politeknik garojnë tre kandidatë, dekani i Fakultetit të Urbanistikës dhe Arkitekturës, dekani Fakultetit të Gjeologji Minierave, i cili ka qenë më parë rektor në këtë univeristet dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë. Në Universitetin e Mjekësisë kandidojnë dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakaçolli; rektori i emëruar aktualisht, Arben Gjata dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Petrit Bara. Edhe në Unversitetin e Arteve përballë janë tre kandidatë, mes të cilëve edhe ish-rektori Kastriot Çaushi. Ndërkohë kandidatët për dekanë dhe shefa departamentesh kanë afat deri javën që vjen për t’u regjistruar.