Unaza e Re/ Avokati i Popullit i bën thirrje Ramës: Dialogo, reflekto! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Re/ Avokati i Popullit i bën thirrje Ramës: Dialogo, reflekto!

11:32 | 11/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Avokati i Popullit ka reaguar sot në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që po protestojnë prej mëse një viti për të mos u dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre pa u kompensuar.

Në një deklaratë të bërë publike, Avokati i Popullit i bën thirrje qeverisë për të dialoguar dhe për të bërë transparente situatën.

Deklarata e plotë

Read more

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka ndjekur me vëmendje dhe preokupim problematikën e krijuar që në zanafillën e implementimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe kundërshtimeve të banorëve të zonës ndaj këtij projekti.

Qëndrimet publike të Avokatit të Popullit kanë qenë jo vetëm të pranishme e të zëshme, por edhe të qarta.

Mbi bazën e një sërë ankesave si dhe raportimeve në media apo edhe peticioneve dhe kërkesave të adresuara nga banorë të zonës së Unazës së Re përgjatë muajve tetor-nëntor 2018, institucioni i Avokatit të Popullit ka hetuar situatën në tërësi.

Duke qenë se në përfundim të këtyre hetimeve rezultuan shkelje thelbësore të të drejtave të njeriut, vendosi, në kuptim të nenit 27 të Ligjit për Avokatin e Popullit, të përpilojë një raport të veçantë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për adresimin e këtyre problematikave:

a) Vendimmarrja për miratimin e projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi – pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja”

b) Procesi i ndjekur nga ana e ARRSH-së

c) Procedurat e shpronësimit

d) Veprimtaria e ALUIZNI-t

e) Bashkëpunimi i bashkisë Tiranë në proces

f) Roli i IKMT-së dhe IMT në bashkinë Tiranë

g) Transparenca e organeve publike të përfshira në këtë proces.

Më 20 tetor të këtij viti, ka përfunduar dhe i është dorëzuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, Raporti i Veçantë mbi situatën e krijuar si rezultat i procesit të shpronësimeve në zonën e Unazës së re, të njohur si “zona e Astirit”.
Një procedurë e hollësishme dhe serioze hulumtimi është kryer nga grupet eksperte të institucionit rezultatet e së cilës janë përfshirë në këtë raport i cili ndodhet sot në duart e ligjvënësve shqiptarë.

Raportet e veçanta të Avokatit të Popullit diskutohen në Kuvend brënda dy muajve nga depozitimi. Nëse raporti vjetor ose raportet e veçanta nuk diskutohen nga Kuvendi, brënda afateve të parashikuara në këtë dispozitë, Avokati i Popullit ka të drejtë të publikojë raportin.

Ajo që Institucioni i Avokatit të Popullit ka theksuar në secilën ndërhyrje të vetën, rekomandim apo kontakt tjetër me autoritetet zyrtare, ka qenë nevoja për dialog të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar për këtë çështje kaq sensitive për një numër të madh qytetarësh.

Transparenca dhe dialogu, si të drejta bazike civile, janë në kredon tonë mjeti i duhur në zbatimin e ligjit nga një shtet i qytetarëve dhe për qytetarët.

Ndërkohë, për transparencë ndaj interesimit të publikut, qëndrimi i Avokatit te Popullit ne lidhje me nje situate te ngjashme ne shume aspekte e konkretisht ate qe ka te beje me trajtimin e personave qe jane posedues te ndertimeve informale.

Problematika e shqyrtuar nga ana jonë lidhur me zbatimin faktik të projektit, “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta – rrethrrotullimi “Shqiponja”, konstaton polarizim të çështjes, si dhe krijimin e konflikteve sociale me pasoja serioze, në kuadër të respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të krijimit dhe ruajtjes së paqes së nevojshme sociale.

Projektet madhore janë shumë të rëndësishme për t’u zbatuar, pasi kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Por është i domosdoshëm respektimi dhe zbatimi rigoroz i kuadrit ligjor në fuqi, i cili ekziston dhe është mjaft i gjerë, si dhe proporcionaliteti lidhur me veprimet që ndërmerren, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.

Në përputhje edhe me konkluzionet e GJEDNJ: është i nevojshëm ndryshimi dhe përmirësimi i legjislacionit, lidhur me parashikimin e një dëmshpërblimi të arsyeshëm për të gjithë subjektet posedues të objekteve informale që preken nga zbatimi i projekteve për ndërtimin e veprave publike. Në këtë grupim duhet të futen ndërtimet informale për të cilat ka filluar procesi i legalizimit, apo edhe ndërtime te tjera informale, të cilat vërtetohet se janë ekzistuese në kohë, para miratimit dhe zbatimit të projekteve për ndërtimin e veprave publike.

Dëmshpërblimi i arsyeshëm duhet të konceptohet në kuadër të një procesi shpronësimi specifik në këto raste. Ky konkluzion kërkon sjelljen në kohorencë të parashikimeve, si dhe ndërmarrjen e iniciativës legjislative për ndryshime në Ligjin nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar dhe për amendime sqaruese, në Ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.

Përfundimet e nxjerra nga ana e Avokatit te Popullit në raportin e veçantë duhet të shërbejnë si konkluzione për reflektim nga ana e institucioneve dhe organeve shtetërore përgjegjëse për trajtimin e situatës ne zonen e Astirit.

Institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, më i rëndësishmi me mandaj mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, bën thirrje që tani duhet të jetë momenti i një reflektimi të thellë për të zgjidhur problemet sociale të krijuara tashmë dhe jo për t’i agravuar ato.

Etiketa: Avokati i popullitInstitucioni i Avokatit të PopullitUnaza e reVeprimtaria e ALUIZNI-t

Të Lidhura

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

nga 27
12:56 | 23/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka paralajmëruar zv.kryeministren Belinda Balluku të mos arratiset nga...

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

nga 27
12:54 | 23/02/2026
0

Inxhinieri dhe eksperti mjedisor Abdulla Diku ka sjellë një shembull reth mënyrës se si janë ndërtuar rrugët në Kosovë duke...

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

nga 27
12:38 | 23/02/2026
0

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë  protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes...

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

nga 27
12:26 | 23/02/2026
0

Ndonëse, një pjesë e mirë e rrugëve po shkatërrohen vetëm pak muaj apo edhe javë pas inagurimit me dajre e...

Para
Shkodër/ Kërcënonte me armë zjarri gruan, arrestohet 53-vjeçari

Shkodër/ Kërcënonte me armë zjarri gruan, arrestohet 53-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –

12:56 | 23/02/2026
Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

12:54 | 23/02/2026
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës –

Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –

12:38 | 23/02/2026
Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

12:26 | 23/02/2026
Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –

12:22 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –
  • Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –
  • Protesta e 20 Shkurtit/ Lirohen të gjithë të shoqëruarit, mes tyre dhe tre të mitur –
  • Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –
  • Janë gjëra që ndodhin kudo në botë –
  • Sokol Balla paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth 90 minuta për dosjen ‘Balluku’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri –
  • Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com