Unaza/ ARRSH nxjerr tabelën: 7.02 km rrugë me kosto 8.3 mln euro

Duhet të lëçisni

Sekuestrohen miliona euro pasuri në Tiranë, i përkasin personave të përfshirë në trafik droge

Një aksion i madh policie ka ndodhur së fundmi në Tiranë, ku si qëllim ka qenë sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Makina përfshihet nga flakët në Laprakë, ja kush janë dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë. Për fatin e mirë, drejtuesi i mjetit, me iniciale B.K., ka mundur të...

Betohet Joe Biden, Presidenti I 46-të i Shteteve të Bashkuara (film)

Me dorën në Bibël është betuar Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në një ceremoni të pazakontë, ku parardhësi...

Shpëtim Idrizi: “Zëri i gazetës “Çamëria” solli në vëmendje sërish Çështjen Çame dhe penat që kanë shkruar e kanë mbajtur gjallë kauzën e...

Një një aktivitet të organizuar në kuadër të "Javës Çame", u përkujtua sot 30-vjetori i Gazetës "Çamëria", një zë i rëndësishëm për mbajtjen gjallë...

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare në lidhje me koston e projektit  nga “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

ARRSH thotë se nuk është e vërtetë se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë, por 7.02 km rrugë me kosto totale 8.3 mln euro.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Sekuestrohen miliona euro pasuri në Tiranë, i përkasin personave të përfshirë në trafik droge

Një aksion i madh policie ka ndodhur së fundmi në Tiranë, ku si qëllim ka qenë sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Makina përfshihet nga flakët në Laprakë, ja kush janë dyshimet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë. Për fatin e mirë, drejtuesi i mjetit, me iniciale B.K., ka mundur të...

Betohet Joe Biden, Presidenti I 46-të i Shteteve të Bashkuara (film)

Me dorën në Bibël është betuar Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në një ceremoni të pazakontë, ku parardhësi...

Shpëtim Idrizi: “Zëri i gazetës “Çamëria” solli në vëmendje sërish Çështjen Çame dhe penat që kanë shkruar e kanë mbajtur gjallë kauzën e...

Një një aktivitet të organizuar në kuadër të "Javës Çame", u përkujtua sot 30-vjetori i Gazetës "Çamëria", një zë i rëndësishëm për mbajtjen gjallë...

Arratiset Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është arratisur nga banesa ku ndodhej në qytetin e Kukësit, pasi ishte arrestuar me armë pa leje në doganën e Morinit. Lajmi...