Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka nisur investimin në zonën e Don Boskos, për rikonstruksionin dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve.
Në këtë rrugë janë realizuar disa ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve, me qëllim evitimin e përmbytjeve të herë pas hershme gjatë periudhës së rreshjeve.
Gjendja e kanalizimeve në këtë zonë paraqitet mjaft e ngarkuar, pasi shkarkojnë ujërat e zeza dhe të bardha, të dy kolektoreve kryesore të qytetit të Tiranës; kolektori që fillon në Rr.’’Aleksandër Moisiu’’, vazhdon me Rr. “Dibres” dhe më pas vazhdon në Rr. “Mine Peza”; dhe Kolektori i Unazës, i cili fillon nga Rr.’’Ferit Xhajko’’, tek Farmacia 10.
Gjithashtu në këtë kolektor shkarkohen edhe ujërat e shiut të të gjithë rrugës ‘’Don Bosko’’.