“Ukraina e vogël” e New Yorkut ndihmon refugjatët e luftës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ukraina e vogël” e New Yorkut ndihmon refugjatët e luftës –

14:59 | 26/12/2022
në Uncategorized
0

Banorët e lagjes “East Village”, në qytetin e Nju Jorkut, e njohur si “Ukraina e Vogël”, si dhe anëtarët e komunitetit lokal ukrainas-amerikan, kanë bërë gjithçka që munden për të ndihmuar refugjatët nga vendi i shkatërruar nga lufta që kanë arritur në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Evgenz Maslov sjell materialin në vijim.

Organizata jo qeveritare “Razom”, që do të thotë “së bashku” në gjuhën ukrainase, po ndihmon refugjatët që kanë mbërritur së fundmi në Nju Jork me ushqime, rroba dimri dhe pajisje higjenike.

“Ne po e organizojmë këtë aktivitet për të mbështetur ukrainasit që kanë ardhur në Nju Jork për shkak të luftës. Shumë prej tyre erdhën me pak gjëra, dhe ne po përpiqemi t’i ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, thotë Mariia Khorun, vullnetare e organizatës, “Razom”.

Denys dhe Olha erdhën në Nju Jork nga qyteti Ivano-Frankivsk në tetor. Atyre iu duhen rroba dimri për të gjithë familjen, ndërsa qyteti përballet me sezonin e ftohtë.

“Njerëzit na ndihmojnë shumë. Të gjithë na trajtojnë ngrohtësisht. Nuk prisnim që të ofronin kaq shumë përkrahje! Jemi shumë mirënjohës”, thotë refugjatja ukrainase, Olha.

“Është pak e vështirë, por ne po ia dalim. Ne do të jetojmë këtu momentalisht, por pas luftës, do të kthehemi në shtëpi” , thotë Denys, refugjat nga Ukraina.

“Razom” ofron ndihmë ligjore për refugjatët. Ata mund të ndjekin edhe kurse falas të anglishtes në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut.

“Të gjithë kanë nevojë për gjëra të ndryshme, por kryesisht janë higjiena dhe ushqime për Krishtlindje, sepse është sezoni i festave dhe ata duan të kenë gjëra në shtëpitë e tyre. Dhe palltot, padyshim, sepse tani është shumë ftohtë”, thotë Tama Syby, nga organizata “Razom”.

Që nga fillimi i luftës, organizata “Razom” ka dërguar ndihma në Ukrainë. Por, sfida tani, ndërsa gjithnjë e më shumë refugjatë vijnë në SHBA, është gjetja e mënyrave për t’i ndihmuar ata gjithashtu.

“Ne ishim me fat që morëm një dhurim nga bashkia e Nju Jorkut për të ndihmuar ukrainasit e zhvendosur. Kjo është një nga mënyrat se si ne komunikojmë me komunitetin dhe mirëpresim ukrainasit e sapoardhur, u ofrojmë atyre shërbime të ndryshme dhe ndihma”, thotë Marina Prikhodko nga organizata “Razom”.

Për shumë njerëz që ikin nga lufta, Nju Jorku është ndalesa e parë.

Nevoja për të gjetur punë mund t’i çojë ata në të gjithë SHBA-në.

Por tani për tani, Nju Jorku është shtëpia e re dhe grupet e bamirësisë këtu shpresojnë ta bëjnë sezonin e festave një pikë të ndritshme për refugjatët që kanë kaluar një vit të vështirë./VOA

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Denoncohet tenderi/ Aferat e Veliajt dhe Eljodor Ndinit me varrezat –

Denoncohet tenderi/ Aferat e Veliajt dhe Eljodor Ndinit me varrezat -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com