Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

UEFA në hall për Euro 2020, pas shtyrjes mund të ndryshojë edhe formati i turneut

Nga Klodiana 0

Pasi u shty për në vitin e ardhshëm, Euro 2020 rrezikon të ndryshojë edhe formatin.

Për herë të parë në histori Euro 2020 duhej të zhvillohej i shpërndarë në 12 stadiume të shteteve të ndryshme. Por ky plan mund të mos jetë plotësisht i realizueshëm.

Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail”. Sipas të përditëshmes angleze, disa prej stadiumeve që duhet të presin ndeshjet, sidomos ai i Romës dhe i Bilbaos kanë firmosur kontrata për aktivitetet të tjera ekstra futbollistikë gjatë periudhës kur do të luhet Kampionati Europian verën e ardhshme.

Në lidhje me këtë çështje, “Daily Mail” kontaktoi një nga zëdhënësit e UEFA, që nuk konfirmoi, por as përgënjeshtroi lajmin. “Në këtë moment kemi plan të ruajmë të njëjtën impiante sipas kalendarit të parashikuar për vitin 2020. Por kalendari i ri nuk është konfirmuar ende. Jemi në kontakt me 12 qytetet pritës dhe shumë shpejt do të kemi njoftime”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i UEFA-s.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej