Udhëheqësit republikanë zhgënjejnë Trump: Nuk kemi të dhëna se do të ndryshojë rezultati – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëheqësit republikanë zhgënjejnë Trump: Nuk kemi të dhëna se do të ndryshojë rezultati

16:22 | 21/11/2020
në Bota, Kryesore
0

Udhëheqësit kryesorë republikanë të legjislaturës së shtetit Miçigan thanë pas një takimi me Presidentin Donald Trump të premten se ata nuk kishin ndonjë informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, ku demokrati Joe Biden mundi republikanin Trump, njofton Zëri i Amerikës.

“Ne ende nuk jemi vënë në dijeni për ndonjë informacion që do të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve në Miçigan dhe, si udhëheqës legjislativë, do të ndjekim ligjin dhe procesin normal në lidhje me elektorët e Miçiganit,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit të Miçiganit Mike Shirkey dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Lee Chatfield.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha më parë se takimi i Presidentit Donald Trump me ligjvënësit nga shteti i Miçiganit nuk do të ishte për t’u treguar atyre si të veprojnë dhe se aty nuk do të merrnin pjesë zyrtarë të fushatës.

Presidenti Trump u takua në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit e legjislaturës së Miçiganit ndërsa fushata e tij vazhdon të sfidojë fitoren e zotit Joe Biden, bazuar në akuza të paprovuara për mashtrim të votuesve.

Pas dështimit me disa sfida në gjykatë për të minuar fitoren e zotit Biden duke vënë në dyshim ligjshmërinë e votave të numëruara, presidenti dhe këshilltarët e tij ligjorë po lidhen drejtpërdrejt me udhëheqësit legjislativë republikanë të shtetit, për të parë nëse ata janë të gatshëm të ndërmarrin hapa për të ndryshuar vullnetin e votuesve.

Takimi duket se ishte pjesë e fushatës së pazakontë pas-zgjedhore të Presidentit Trump për të bllokuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden në Miçigan dhe në shtetet e tjera fushë-betejë, me synim përmbysjen e rezultateve zgjedhore në mbarë vendin.

Zoti Biden, e fitoi Miçiganin me 154,000 vota më shumë. Por ky shtet ende nuk i ka çertifikuar rezultatet, ndërsa zoti Trump dhe aleatët e tij vazhdojnë të përpiqen të bindin gjyqtarët dhe ligjvënësit e shtetit për të mos përfillur votën popullore, por që elektorët të zgjidhen nga legjislatura e shtetit, ku republikanët kanë shumicën.

Takimi u planifikua pasi Presidenti Trump ndërmori hapin e pazakontë për t’u telefonuar personalisht dy zyrtarëve zgjedhorë të qarkut Uejn të Miçiganit në fillim të kësaj jave, të cilët ranë dakord të çertifikonin rezultatet. Por zyrtarët thanë se më vonë ata shfaqën dëshirën për ta rishikuar vendimin e tyre pasi kishin folur me Presidentin Trump.

Zoti Trump shkoi më tej, duke i ftuar dy ligjvënësit republikanë të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, ndërkohë që zyrtarët shtetërorë të zgjedhjeve përgatiten të konfirmojnë zotin Biden si fitues.

Qarku Uejn, i cili përfshin Detroitin, është më i populluari në Miçigan dhe ku u votua me shumicë për zotin Biden.

Të premten, kur udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit në Miçigan, Mike Shirkey, po nisej nga Detroiti për në Uashington, ai u përball me një numër aktivistësh që mbanin pankarta me fjalët: “Respektoni Votën” dhe “Mbroni Demokracinë”.

Në fillim të kësaj jave, zoti Shirkey tha se Biden është presidenti i zgjedhur. Ai tha se asnjë përpjekje për t’ia dhënë votat elektorale të Miçiganit Presidentit Trump “nuk do të ndodhë”, sipas portalit të lajmeve “Bridge Michigan”.

Përpjekje të Presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po ndërmarrin hapa gjithnjë e më të dëshpëruara për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përfshirë thirrjen e legjislatorëve të shtetit të Miçiganit në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekjeje me pak gjasa për sukses për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit.

Ndër taktikat e përdorura së fundmi: thirrjet telefonike personale të presidentit me zyrtarët lokalë të zgjedhjeve që po përpiqen të anulojnë çertifikimin e zgjedhjeve në Miçigan, përpjekjet e një sfide ligjore që Pensilvania të mos respektojë votën popullore dhe presioni ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve në Arizona për të vonuar çertifikimin e votave.

Ekspertët e ligjit zgjedhor i shohin këto si përpjekjet e fundit të dëshpëruara, nga ekipi i fushatës së presidentit Trump dhe thonë se është e sigurt që zoti Biden do të hyjë në Zyrën Ovale në janar. Por ekziston një shqetësim i madh se përpjekja e zotit Trump po i bën dëm të konsiderueshëm besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve amerikane.

Senatori i shtetit Jutah, Mitt Romney, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Trump nga radhët e partisë republikane, akuzoi zotin Trump për përdorimin e “presionit të hapur ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për të rrëzuar vullnetin e popullit dhe për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve”.

Senatori Romney shtoi se “është e vështirë të imagjinohet një veprim më i dëmshëm, më jodemokratik nga një president amerikan në detyrë.”

Vetë agjencia e sigurisë së zgjedhjeve e administratës së presidentit Trump deklaroi se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin më të sigurtat në histori. Disa ditë pasi u lëshua kjo deklaratë, presidenti Trump shkarkoi drejtuesit e agjencisë.

Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara dhe kaotike nuk kanë asnjë shans të arsyeshëm për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat zoti Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër presidencial në histori dhe ka siguruar 270 votat e Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të fituar.

Por pretendimet e vazhdueshme e të pabaza të presidentit republikan, puna e tij për të lëkundur zyrtarët lokalë që çertifikojnë rezultatet dhe refuzimi i aleatëve të tij për të pranuar se ai humbi zgjedhjet ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ për një kohë të gjatë në vend. Bastionet e mbështetësve të tij nuk besojnë se ai humbi.

“Është një përpjekje për të bërë që gjysma e vendit të besojnë se ka vetëm dy mundësi, ose fitore ose zgjedhjet janë vjedhur,” thotë Justin Levitt, një studiues i së drejtës kushtetuese dhe profesor në universitetin e Drejtësisë Loyola. “Dhe kjo nuk është një demokraci”.

Dy anëtarët republikanë të Bordit të Zgjedhjeve të Qarkut Ëayne në shtetin e Miçiganit njoftuan të mërkurën në mbrëmje se nuk kanë besim se zgjedhjet ishin të drejta dhe të paanshme. “Ka pasur një mungesë të dukshme transparence gjatë gjithë procesit,” thanë ata. Por zyrtarët e zgjedhjeve thane se nuk ka pasur prova të manipulimit ose mashtrimit të votave në Miçigan.

Aleatët e presidentit Trump i kanë mëshuar faktit se presidenti Trump udhëhiqte në fillim në Miçigan dhe disa shtete të tjera natën e zgjedhjeve dhe ky rezultat ndryshoi pasi erdhën votat më vonë, duke e përdorur këtë si provë të dyshimtë.

Por një fluks masiv i fletëvotimeve me postë si pasojë e pandemisë së koronavirusit ishin kryesisht për zotin Biden, i cili inkurajoi mbështetësit e tij të votonin me postë dhe ato vota ishin të fundit që u numëruan. Kështu që u duk se presidenti Trump kishte një avantazh kur në të vërtetë nuk e kishte.

Në fakt, zoti Biden shënoi një fitore të thellë në Ëayne, një bastion i demokratëve, duke siguruar dyfishin e votave që mori Presidenti Trump. Sipas rezultateve ende jozyrtare, zoti Biden ka fituar në Miçigan me një diferencë prej 154 mijë votash.

Në fillim të kësaj jave, dy anëtarët republikanë të qarkut bllokuan çertifikimin e votave atje. Ata më vonë u tërhoqën dhe rezultatet u çertifikuan. Por një person në dijeni të kësaj çështjeje tha se presidenti Trump i telefonoi Monica Palmer-it dhe Ëilliam Hartmann-it, të martën në mbrëmje pas rishikimit të votimit për të shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre. Më pas, të mërkurën, Palmer dhe Hartmann firmosën një dëshmi ligjore ku thonë se besojnë se vota e qarkut “nuk duhet të çertifikohej”.

Sipas sekretarit të shtetit të Miçiganit, ata nuk mund të tërheqin votat e tyre,. Bordi i zgjedhjeve me katër anëtarëve pritet të takohet të hënën dhe është gjithashtu i ndarë me dy demokratë dhe dy republikanë.

Më parë, avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani dhe avokatë të tjerë mbajtën një konferencë shtypi duke pretenduar një komplot të gjerë zgjedhor të demokratëve që përfshinte shumë shtete dhe makina të dyshuara votimi.

Por zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë vazhdimisht se nuk ka patur mashtrim të përhapur.

Shumë nga akuzat për mashtrim burojnë nga vëzhguesit e zgjedhjeve, të cilët depozituan dëshmi ligjore që janë përfshirë në procese gjyqësore në shtetet e fushës së betejës përmes të cilave synohet vonesa e çertifikimit të votave.

Në Pensilvani, ku ekipi i fushatës së presidentit Trump po sfidon rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën federale, një ekip ligjor i udhëhequr nga Rudy Giuliani sugjeroi në një çështje ligjore të depozituar të mërkurën që gjyqtari të urdhërojë legjislaturën shtetërore të udhëhequr nga republikanët të zgjedhë elektorët në Kolegjin Zgjedhor, duke hedhur potencialisht 20 vota elektorale për zotin Trump. Një gjyqtar anuloi një seancë dëgjimore për çështjen./VOA

Read more

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Etiketa: Donald TrumpMichiganrepublikanët

Të Lidhura

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

nga 27
10:05 | 15/01/2026
0

Një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka...

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

nga 27
09:51 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

09:39 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

nga 27
09:29 | 15/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

737 raste të reja me Covid-19 dhe 13 viktima në 24 orë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com