Meledin Adili, 23-vjeçari nga Kukësi që humbi kontaktet me familjen pasi kishte dalë të mblidhte boronica është gjetur. I riu është lokalizuar në Bjeshkët e Sharrit pa kaluar 24 orë nga zhdukja që vuri në alarm familjarët e tij. I riu ishte strehuar nga disa turistë në një çadër në këtë zonë, pasi e kishte zënë moti i keq.
Ai ka pritur që të ‘zbutej’ koha për të dalë nga çadra e për të marrë rrugën e kthimit në shtëpi. Lajmi për zhdukjen e të riut u raportua këtë paradite. Familja ishte shqetësuar pas Meledin Adili kishte dalë në Bjeshkë të mblidhte boronica e nuk ishte kthyer.