U vra nga Ushtria Amerikane/ Qassem Soleimani organizoi sulme terroriste edhe në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra nga Ushtria Amerikane/ Qassem Soleimani organizoi sulme terroriste edhe në Shqipëri

09:43 | 04/01/2020
në Kryesore
0

Gjatë një operacioni në ditët e para të këtij viti, Ushtria amerikane ekzekutoi komandantin e forcave iraniane Quds, Qassem Soleiman, vrasje e cila solli mjaft reagime.

Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme, nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë.

Por emri i Qassem Soleimanit nuk është i dëgjuar për herë të parë edhe në Shqipëri. Në tetor të vitit 2019 Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për shtyp njoftoi se është goditur një celulë terroriste që drejtohej nga një rezident në Iran, pikërisht Qassem Soleimani, për të kryer sulme në Shqipëri kundër komunitetit muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK, opozitë në mërgim kundër regjimit iranian.

Read more

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

Ja çfarë thuhet në deklaratën e plotë:

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë synimi i të cilës ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban.

Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit.

Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij.

MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.

Deklarata e policisë siguruar nga Gazeta Shqip.

 

Etiketa: celula terroriste në ShqipëriDrejtori i Policisë së Shtetit Ardi VeliuQassem SOLEIMANIushtria amerikane

Të Lidhura

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

nga 27
18:36 | 02/05/2026
0

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-t në Abissnet Superiore, të zhvilluara të gjitha në të njëjtin orar, ku vëmendjen...

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

nga 27
18:30 | 02/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, duke lënë një viktimë dhe disa të plagosur....

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

nga 27
15:30 | 02/05/2026
0

Një tjetër fole prostitucioni është zbuluar dhe goditur në qytetin bregdetar të Durrësit me afrimin e sezonit turistik. Një shtetase...

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

nga 27
15:06 | 02/05/2026
0

Nga 11 deri më 15 maj do të mbahen seancat ndaj Hashim Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së. Kështu...

Para
U ekstradua nga Shqipëria, gjykata turke merr vendimin ndaj mësuesit Harun Çelik

U ekstradua nga Shqipëria, gjykata turke merr vendimin ndaj mësuesit Harun Çelik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –

18:36 | 02/05/2026
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri) –

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

18:30 | 02/05/2026
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –

15:30 | 02/05/2026
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –

15:06 | 02/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina –

14:26 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –
  • Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –
  • Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës –
  • Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj –
  • Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina –
  • Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four” –
  • Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com