U vra nga Ushtria Amerikane/ Qassem Soleimani organizoi sulme terroriste edhe në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra nga Ushtria Amerikane/ Qassem Soleimani organizoi sulme terroriste edhe në Shqipëri

09:43 | 04/01/2020
në Kryesore
0

Gjatë një operacioni në ditët e para të këtij viti, Ushtria amerikane ekzekutoi komandantin e forcave iraniane Quds, Qassem Soleiman, vrasje e cila solli mjaft reagime.

Gjeneral Majori iranian Qassem Soleimani, komandanti i Forcave elitë Quds të Gardës Revolucionare, ka ndihmuar Iranin të luftojë përmes palëve të treta në mbarë Lindjen e Mesme, nxiste forcat paraushtarake në terren dhe negocionte me udhëheqësit politikë.

Por emri i Qassem Soleimanit nuk është i dëgjuar për herë të parë edhe në Shqipëri. Në tetor të vitit 2019 Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për shtyp njoftoi se është goditur një celulë terroriste që drejtohej nga një rezident në Iran, pikërisht Qassem Soleimani, për të kryer sulme në Shqipëri kundër komunitetit muxhahedin të strehuar në vendin tonë, MEK, opozitë në mërgim kundër regjimit iranian.

Read more

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Ja çfarë thuhet në deklaratën e plotë:

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë synimi i të cilës ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban.

Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit.

Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij.

MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.

Deklarata e policisë siguruar nga Gazeta Shqip.

 

Etiketa: celula terroriste në ShqipëriDrejtori i Policisë së Shtetit Ardi VeliuQassem SOLEIMANIushtria amerikane

Të Lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

nga 27
15:33 | 08/04/2026
0

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe u shfaq fuqishëm gjatë seancës së 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në...

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

nga 27
15:16 | 08/04/2026
0

Kati i parë i një pallati në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri duke rrezikuar jetën e banorëve. Ngjarja...

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

nga 27
14:35 | 08/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se vendimi që pritet nesër nga Sadushi për lirimin nga qelia të Erion...

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

nga 27
14:32 | 08/04/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së mbajtur këtë të mërkurë...

Para
U ekstradua nga Shqipëria, gjykata turke merr vendimin ndaj mësuesit Harun Çelik

U ekstradua nga Shqipëria, gjykata turke merr vendimin ndaj mësuesit Harun Çelik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –

15:33 | 08/04/2026
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

15:16 | 08/04/2026
Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –

14:35 | 08/04/2026
Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:32 | 08/04/2026
Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –

14:26 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –
  • Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • Rama ka mobilizuar sahanlëpirësit me në krye Sokol ‘Ballukun’ për të varrosur aferën e Lubisë –
  • SPAK ‘mësyn’ qelinë e Veliajt dhe Beqajt, kontrolle për aparate telefonike si dhe kërkohet lista e takimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën –
  • Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com