Personi që shihni në foto është Safet Yskollari 65 vjeç, i cili u vra sot me thikë nga fqinji në Pogradec. Gijotina.com raporton se 65- vjeçari kishte 20 vite që jetonte e punonte së bashku me bashkëshorten në SHBA.
Ai kishte një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë. Konflikti ka ndodhur sot, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.
Autori pasi e kanë njoftuar të afërm, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë.