Dëftesat e notave për mijëra nxënës nga klasa e parë deri në të 11 endë nuk janë prodhuar.
Ndërkohe është zgjidhur problemi për 7 mijë maturantët që do të aplikojnë për studime jashtë vendit.
Para 15 korrikut qe është dhe afati i fundit i aplikimit, për ta janë shpërndarë dëftesat dhe certifikatat e notave.
Mungesa e dëftesave të notave këtë vit ndodhi për shkak të vonesës së zhvillimit të tenderit për prodhimin e tyre.
Plotësimi nga ana e mësuesve kërkon kohë pasi me formatin e ri, do të hidhen të dhënat për çdo nxënës duke argumentuar dhe rezultatet.
Shpërndarja e dëftesave të notave mund të behet pas verës, por kjo nuk do t’i pengojë nxënësit për t’u transferuar nga një shkollë në tjetrën.
Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka sqaron se nxënësit që do të ndryshojnë qytetin apo shkollën, mund të shpërngulen me vërtetim dhe certifikatë notash.
/Vizion Plus/