U plagos gjatë aksionit të forcave RENEA, flet Haxhi Lika: Më qëlloi policia, s’i njoh personat në kërkim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U plagos gjatë aksionit të forcave RENEA, flet Haxhi Lika: Më qëlloi policia, s’i njoh personat në kërkim

17:19 | 15/09/2018
në Shqiperi
0

77- vjeçari Haxhi Lika, i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë në fshatin Rremas në një intervistë për Fax News tregon si ndodhi ngjarja.

“U ngrita herët në mëngjes për të përgatitur ushqimin e lopëve. Ne ishim brenda në dhomë, u ngritëm. Erdhi policia, dola në dritare për të parë se çfarë do të ndodhte dhe aty thirrën polcia. Dola në dritare ngrita grilat dhe aty më qëlluan. Më qëlloi policia. Nuk është e vërtetë që kam dalë me çifte.”

Lika, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, u shpreh për Fax News se nuk ka lidhje me personat që kërkohen policia dhe se nuk i njeh fare.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Më çuan në Lushnje ku mora mjekimin dhe më pas në Tiranë. Në Lushnje me bënë dhe skaner.Unë nuk kam strehuar persona të dyshuar në banesë. Unë nuk i njoh personat që kërkon policia.”

Ndërkohë edhe më herët familjarët e 77-vjeçarit akuzuan policinë se i kishte tmerruar ata gjatë natës e për më tepër kishin qëlluar me armë zjarri, duke sjellë pasojë plagosjen e 77-vjeçarit Haxhi Lika.

Ndërkohë policia në njoftimin e saj shkruante se i plagosuri nuk i është bindur urdhërit të policisë.

“Forcat speciale RENEA, rreth orës 05:30, kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjës. Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh. Në momentin që është bërë rrethimi i banesës, konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L. nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte, Policia ka qëlluar në ajër, duke i bërë thirrje për të dalë nga banesa. Në rrethana ende të paqarta, shtetasi H.L. është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Etiketa: Haxhi LikaRENEA

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i përgjigjet Bicit: Gëzoje mandatin dhuratë dhe hesht!

Themeluesja e PDIU dhe Shoqatës Çamëria i përgjigjet Bicit: Gëzoje mandatin dhuratë dhe hesht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

23:28 | 22/04/2026
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

23:18 | 22/04/2026
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

23:06 | 22/04/2026
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

22:16 | 22/04/2026
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

21:22 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –
  • Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –
  • Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –
  • Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë
  • Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com