U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U nda nga jeta kongresmeni amerikan që nuk u ndal në mbrojtje të kombit shqiptar, Berisha: Humbje e madhe –

09:48 | 11/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

Kryetari i PD-së Sali Berisha shpërndau në rrjete sociale një reagim për ndarjen nga jeta të ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar e Kosovës. Eliot Engel u nda nga jeta dje në moshën 79-vjeçare.

“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar,“ shkruan ndër të tjera Berisha.

Kongresmeni Eliot Engel  ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së si dhe një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim.

Postimi

Dielli perëndoi përgjithmonë për Eliot Engel, mikun e shquar të kombit shqiptar

Ish-kongresmeni amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të SHBA-së, Eliot Engel, një nga miqtë më të mëdhenj, më të dashur e më të çmuar të kombit shqiptar, edhe në kohërat tona më të vështira, mbylli sytë përgjithmonë.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar.

Eliot Engel, që nga fillimi i viteve ’90 dhe deri në fund të jetës së tij, ishte një nga zërat më të fuqishëm të kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së.

Por, Kongresmeni Eliot Engel ishte gjithashtu një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim. Ai ishte një mbështetës i çmuar i votës së lirë, i integrimit euroatlantik dhe i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Engel ishte një avokat i fuqishëm në Kongresin e SHBA-së për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo në botë.

Kam pasur fatin ta takoj shumë herë, që nga viti 1992, këtë mik të shquar; ta pres në Shqipëri e ta takoj në Washington e New York, duke pasur mbështetjen e tij të çmuar dhe duke bashkëpunuar ngushtë për çështje të politikës së jashtme dhe interesit të përbashkët.

Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për gjithçka bëri për shqiptarët, ky burr i shquar i kombit amerikan, i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të Kongresmenit Engel, si dhe autoriteteve të vendit të tij.

I lutem Zotit që shpirti i tij i mire të gjejë paqen e merituar.

Amin.

Të Lidhura

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

nga 27
10:38 | 03/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte...

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

nga 27
10:24 | 03/06/2026
0

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

nga 27
09:50 | 03/06/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe...

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

nga 27
09:24 | 03/06/2026
0

Roja i sigurisë së bankës së nivelit të dytë, OTP, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, e cila u grabit një ditë...

Para
Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare –

Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –

10:38 | 03/06/2026
Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

10:24 | 03/06/2026
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –

09:50 | 03/06/2026
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –

09:24 | 03/06/2026
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit –

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit –

09:16 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –
  • Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –
  • Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë –
  • Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes –
  • Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit –
  • Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian –
  • Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com