Lirohet nga burgu vëllai i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, Endri Vejsiu, pasi rreth 1 viti më parë u kap me 4 mina me telekomandë në Lezhë.
29-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua fillimisht 10 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më pas gjykata e dënoi me 4 vite burg, ndërsa së fundmi ka vendosur që dënimi që i ka mbetur Endrit Vejsiu ta shlyejë me shërbim prove.