Elidon Çela, pronari i kompanisë, në autobusin e të cilës u kapën 522 mijë euro të padeklaruara më 21 tetor 2022 ka dalë para Gjykatës së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë. Ditën e djeshme Çela a dëshmuar lidhur me prejardhjen e parave të cilat rezultonin të padeklaruara.
Çela pretendon se paratë janë të ligjshme dhe se nuk i kishte fshehur për të mos rënë pre e ndonjë grabitjeje të mundshme. Sipas tij, 522 mijë eurot janë kursimet për familjen dhe se me të do të investonte në biznes.
Sa i takon mallrave që u sekuestruan po ashtu nga autobusi, Çela pretendon se janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, ndërsa paratë i deklaroi në doganën e Barit.
“Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Italia, i deklarova në doganën e Barit., Askush nuk e dinte për paratë që kisha në autobus, kisha frikën e një grabitjeje të mundshme. Paratë janë kursimet e familjes time, do investoja në toka që do merrja me qira për biznes”, tha Çela.
Operacioni “Eurot” u zhvillua disa ditë më parë. Sasia e parave u gjet në kondicierin e autobusit e sajuar në 6 qese plastike. Në automjet u gjetën mallra, si rroba dhe sende të tjera, të cilat gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.