Biznesmeni Orest Sota është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit. Në seancën e sotme gjykata ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dy herë në muaj kundrejt garancisë pasurore, 5 mln lekë.
25-vjeçari Orest Lefter Sota, administrator i një firme private u kap para 2 muajsh, në datë 1 nëntor në Elbasan, me 863 mijë Euro dhe 2 e patentat e Saimir Tahirit.
Hetimet tashmë do të zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa biznesmenit i ndalohet dalja jashtë vendit dhe paratë janë të bllokuara.