Gjykata e Elbasanit ka dhënë arrest me burg për biznesmenin 25-vjeçar, Orest Lefter Sota i cili iu gjetën në automjet 800 mijë euro dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Biznesmeni Orest Sota ka deklaruar përpara policisë se shumën e 800 mijë eurove do e përdorte për qëllime biznesmeni pasi ai merret me tregtimin e hekurit, por nuk ka pasur asnjë dokument tatimor.
Sa i takon dy patentave për mjete lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm dhe një të bashkëshortes së tij, 25-vjeçari ka deklaruar se ato janë harruar nga shoferi i Tahirit.