Financieri i grupit kriminal të drogës, “Habilaj” Nezar Seiti ka dëshmuar sot në prokurorinë e Katanias.
Kështu pak kohë pas ekstradimit në Itali, Seiti ka dhënë shpjegime dhe hollësira në organin e akuzës së Katanias, dëshmi që do t’i vihet në dispozicion edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Deri më tani nuk dihen ende detaje nga dëshmia e Nezar Seitit.
Seiti është ekstraduar drejt shtetit italian, i arrestuar më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.