Ilirjan Xhani 57- vjeçari që u transportua ditën e djeshme te Trauma, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra në trup pas flakëve të zjarrit në barakën ku po qëndronte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të bashkisë Sarandë.
57- vjeçari u ndihmua nga djali i tij, duke e transportuar atë në spitalin e Sarandës, e cila nuk e ka mbajtur por dërguar te Trauma.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja si dhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun e zjarrit.