Juventusi ka peshë të madhe jashtë fushës së lojës por kjo nuk është se përbën lajm sepse dihet prej dekadash tashmë që bardhezinjtë kanë bërë historikisht ligjin në Itali.
Triumfi i tyre më i fundit vjen në Gjykatën e Apelit, ku “Zonja e Vjetër” fitoi gjyqin kundër vendimit që i impononte mbylljen e tribunës jugore të Allianz Stadium për koret raciste ndaj futbollistit të Interit Romelu Lukaku, gjatë gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë (e përfunduar 1-1).
Me këtë vendim të drejtësisë italiane, bëhet tashmë e mundur mbushja e tribunës ku qëndrojnë tifozët ultras të Juves, në sfidën e fundjavës përballë Napolit të Spallettit.