Banorët e Dragobisë kanë bllokuar sot rrugën kombëtare Tropojë-Valbonë për shkak të dëmtimeve që punimet në HEC u kanë shkaktuar banesave të tyre.
Sot në orën 7:00 të mëngjesit banorët janë mbledhur dhe vazhdojnë të mbajnë bllokuar rrugën.
Ata e kanë ndërmarrë këtë në shenjë proteste ndaj shpërthimeve që kanë ndodhur ditën e djeshme në vendin ku po ndërtohen HEC-et.
Nga ky ndërtim janë rrëzuar gurë masivë shkëmborë që kanë dëmtuar shtëpitë e banorëve të lagjes Metaliaj në Dragobi.