Qeveria turke ka rikthyer ligjin për mbajtjen e shamisë nga femrat në ushtri, duke shfuqizuar normën që e ndalonte atë.
Ushtria është institucioni i fundit që i nënshtrohet këtij ndryshimi, që i jep një goditje të rëndë kushtetutës laike të vendit.
Mbajtja e shamive në institucionet publike u ndalua në vitet ’80. Por presidenti pro-islamik i Turqisë, Recep Tayip Erdogan argumenton se norma e shfuqizuar ishte vetëm një gjurmë e rëndomtë e së kaluarës.
Mbështetësit e laicitetit e shohin shaminë si një simbol të konservatorizmit fetar dhe e kanë akuzuar presidentin Erdogan se, por zhvillon një axhendë islamike, duke i kthyer shumë shkolla publike në institucione fetare, me qëllim ngritjen e një brezi fanatik.
Nga ana e tyre, konservatorët janë përgjigjur duke thënë se, për një kohë të gjatë shiheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe se mbajtja e shamisë është shprehje e lirive individuale.