Një tjetër skuadër shqiptare është eliminuar në kupat e Evropës. Pas Partizanit, që u eliminua që në turin e parë, dhe Laçit e Vllaznisë pak më herët, ishte radha e Tiranës të dorëzohej në turin e dytë eliminator të Conference League.
Tirana, që kishte humbur 0-1 në “Air Albania” nga Zrinjski, në kthim u mposht 3-2 nga kampionët boshnjakë. Jankovic në minutën e 25-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Ticinovic dyfishoi për vendasit.
Bardheblutë arritën të futeshin në lojë me gol të Ismajlgecit në 51’, por vendasit shënuan të tretin në minutën e 80-të. Gjithsesi, Tirana gjen forca dhe shënon golin e dytë me Xhixhën në 84’, por vetëm kaq.
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...