Turistë, shkoni në shtëpi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turistë, shkoni në shtëpi –

15:32 | 16/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila shkonte nga kryeqyteti, Brukseli,  në Ostend, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore.

Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë.

Rruga e re padyshim që solli një bum të turisteve , aq sa rruga nuk ishte kurrë mjaft e gjerë në sezonin e pikut, edhe mbetej pothuajse bosh në sezonin tjetër.

Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit, ndërtimi i të cilave shkatërroi dunat edhe deboi kafshët e egra, shëndroheshin nga të mbipopulluara në bosh.  investimet e mëdha në turizëm  nuk e shpëtuan  qytetin  vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980, ju  drejtua fondeve të vecanta europiane për të rimkëmbur ekonominë e tij.

Historia e Ostend  është përjetuar në shumë destinacione turistike . Ajo tregon se turizmi kërkon  infrastrukturë intensive,   e cila fatkeqësisht  përdoret me kapacitet të plotë vetem  gjatë sezonit , edhe  është e vështirë të gjenden përdorime alternative për keto infrastruktura  gjatë periudhave të tjera të vitit . Përdorimi nën kapacitet i investimeve   ” ul kthimin nga investimi” edhe rrit presionin tek cmimet në sezon , sidomos kur fasilitetet turistike janë të vogla, të fragmentizuara, edhe nuk përfitojnë dot nga ekonomia e shkallës. Ndërkohë ndërtimi i hoteleve , apo komplekseve të vilave  e bën zonën përreth më pak të përshtatshme  për qëllime të tjera, si bujqësi edhe agrikulturë , industri, apo zona rekreative për vendasit. Përshembull  Ostendi duke zgjedhur turizmin  humbi mundësinë për të qenë një pikë strategjike e tregëtre midis Francës  Anglisë edhe Belgjikës .

Ndërkohë që  varësia ekonomike e qyteteve  nga  turizmi,  inkurajon investime të  cilat  përdoren nën kapacitet edhe dekurajon  një investim tjetër atë në arsim.  Në zonën e OECD-së, mesatarisht 45 për qind e njerëzve të moshës 25-34 vjeç kanë një diplomë kolegji.  Në vendet e OECD-së ku sektori  turizmit zë një vend të rëndësishëm , përqindja është shumë më e ulët: 43 për qind për Spanjën, 34 për qind në Portugali, 27 për qind në Itali.

Kjo ndodh për një arsye të thjeshtë .   Në një ekonomi të dominuar nga turizmi , kthimi ekonomik nga arsimi është  i ulët sepse një pjesë e madhe e vendeve të punës në dispozicion janë në hoteleri ose në sektorë të tjerë që nuk e kërkojnë arsim.  Dekurajimi në arsimim krijon probleme të mëtejshme për ekonominë duke dëmtuar aftesinë e saj për t’ju përshtatur ndryshimeve .

Ndërsa turizmi shpallet sektor strategjik  inkurajohen investimet në infrastrukturën  publike e private turistike , dekurajohet investimi në arsim edhe sektorë të tjerë produktivë .Ky debat ka nisur që nga viti 1975 edhe  akoma vazhdon të jenë të jete i nxehtë në të gjithë botën .  Cdo palë e interesuar qeveritë, sektori privat,  mediat , studiuesit , banorët apo edhe vetë turistët,  kanë  optikën  edhe mendimin e tyre lidhur  me të.

Por eksperienca botërore tregon se  mungesa e balancave edhe qëndrimet super optimiste   në trajtimin e këtij sektori nga politikëbërsit , si  edhe fakti që kur vjen puna tek qasjet e zhvillimore qëniet njerzore  heqin dorë nga aftësia e tyre unike  për të mësuar nga përvoja e të tjerëve,  ka cuar ne ripërsëritjen e të njëjtave gabime .

Kështu që ndonjë ditë mos u cudisni nëse në ndonjë mur në Vlorë Sarandë apo Himarë të   shkruhet  si sot në Barcelonë :

Turists go home ! Turistë shkoni në shtëpi!

Read more

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

Të Lidhura

nga 27
10:20 | 12/05/2026
0

Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO për një padi për shpifje me deputetin Agron Shehaj. Ulaj...

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

nga 27
09:51 | 12/05/2026
0

Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Sipas informacioneve, analizat kanë treguar...

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

nga 27
09:35 | 12/05/2026
0

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces...

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

nga 27
08:57 | 12/05/2026
0

Një mega tender me vlerë prej 15 milion e 716 mijë euro është hapur nga Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhave...

Para
Burri plagos të shoqen e djalin, hap zjarr ndaj policisë, s’dorëzohet –

Qëlloi me armë në ajër, shpallet në kërkim 28-vjeçari -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –

10:20 | 12/05/2026
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

09:51 | 12/05/2026
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –

09:35 | 12/05/2026
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –

08:57 | 12/05/2026
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh –

08:49 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –
  • U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –
  • Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria –
  • Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit –
  • Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh –
  • Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn –
  • U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com